28 Janar 2025

Tahiri: Kosova ka hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve me BE-në

Prishtinë, 22 mars - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri gjatë qëndrimit në Bruksel ka mbajtur një ligjëratë në Qendrën Evropiane të Politikave, ku ka folur për rrugën e Kosovës drejtë BE-së dhe sfidat e rajonit.

Zëvendëskryeministrja Tahiri fillimisht foli për arritjet e Kosovës në periudhën pas shpalljes së pavarësisë, për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit demokratik, angazhimet për sundim të ligjit dhe reformat gjithëpërfshirëse, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetareve dhe përmbushjes së standardeve për integrime euroatlantike.

“Kosova ka hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve me BE-në dhe pret që sa më shpejtë të nis negociatat për  Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, pasi që BE-ja tashmë ka vlerësuar pozitivisht rezultatet e studimit të fizibilitetit për Kosovën, që edhe u konfirmua publikisht nga Komisioni Fyle gjatë vizitës së tij në Kosovë”, ka theksuar zëvendëskryeministrja Tahiri, duke shtuar se për liberalizimin e vizave, Kosova i ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE-ja dhe se dhënia e kësaj të drejte për qytetarët e Kosovës duhet të realizohet sa më parë, sepse nuk është e drejtë që Kosova të vazhdojë të mbetet e izoluar më tej.

Zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi që të hiqen pengesat politike në rrugën e Kosovës drejtë Bashkimit Evropian, i cili duhet të tejkalojë ndasitë që ka në mes vete kur është në pyetje Kosova, sepse ne e kemi dëshmuar se jemi një partner i sigurt i BE-së dhe se shteti i pavarur i Kosovës është faktor stabiliteti e paqeje në rajon.

Duke folur për  gjendjen politike dhe të sigurisë në rajon, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Kosova po vazhdon të japë kontributin e saj për ruajtjen e paqes dhe është e angazhuar që zgjidhjen e problemeve ta bëjë përmes dialogut.

Me tutje, znj. Tahiri foli për procesin e dialogut teknik dhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, duke thënë se zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet kur Serbia të pushojë ndërhyrjet ilegale në Kosovë dhe të zhbëjë strukturat ilegale në pjesën veriore të Kosovës.

“Dialogu për normalizimin do të kontribuojë për vendosjen e marrëdhënieve normale fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura dhe sovrane dhe se ky proces duhet të përmbyllet me njohjen reciproke mes dy shteteve, në të mirë të paqes dhe integrimeve evropiane”, ka theksuar zëvendëskryeministrja Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)