20 Janar 2025

Tahiri kërkon Tribunal të ri për Serbinë

Prishtinë, 21 prill - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kërkuar krijimin e një Tribunali të ri në Hagë për Serbinë.

Ajo ka thënë se ky Tribunal duhet të merret me krimet e regjimit serb ndaj dhunimit të grave si mjet i luftës, sepse sipas saj, këtë çështje nuk e ka trajtuar Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

“Duhet të bëhet një Tribunal tjetër për ish-kriminelët e regjimit të Serbisë në mënyrë që të trajtohen çështjet e dhunimit të grave, sepse Serbia ka përdorur këtë mjet si mjet lufte jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë e Kroaci, pra kjo është një çështje që duhet të ndodhë përmes një Tribunali të ri në Hagë”, ka deklaruar për “Epokën e re” Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)