Tahiri kërkon nisjen sa më shpejt të bisedimeve
Prishtinë, 5 dhjetor - Kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri, ka bërë me dije se i ka dërguar një letër ndërmjetësit të Bashkimit të Bashkimit Evropian, Robert Cooper, nëpërmjet së cilës i ka kërkuar nisjes sa më shpejt të bisedimeve për të diskutuar për uljen e tarifave të larta të sigurimeve të automjeteve.
Në këtë kontekst, kryenegociatorja ka propozuar që të gjendjet një zgjidhje mes kompanive të sigurimeve të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Epoka e Re.
I kam shkruar një letër z.Robert Cooper lidhur me tarifat e larta të sigurimeve të automjeteve. Në atë letër kam kërkuar që sa më shpejt që të jetë e mundur ta thërrasë në takim grupin e ekspertëve, për të vazhduar diskutimet dhe për të gjetur një zgjidhje për uljen e tarifave për sigurimin e automjeteve, ka deklaruar Tahiri.