21 Janar 2025

Tahiri: Kapitulli 35, kusht kryesor për Serbinë

Prishtinë, 24 gusht -  Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se kapitulli 35, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve me Kosovën, është kusht kryesor për Serbinë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Tahiri ka thënë për “Epokën e re” se Serbia ka qenë ajo e cila ka shënuar ngecje në zbatimin e marrëveshjeve, duke bërë shmangie nga obligimet që ka marrë për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel.

“Me faktin që krijoj tensionet e barrikadave duke hequr një barrikadë dhe duke shtuar disa të tjera, si dhe problemet e tjera që na i kanë krijuar, mendoj se ka treguar qartë se edhe pse ka qenë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, pastaj e të gjitha marrëveshjeve të dialogut teknik, Serbia ende vazhdon të mos jetë serioze në zbatimin e marrëveshjeve. Natyrisht se është me rëndësi që kapitulli 35 është kusht kryesor për Serbinë në raport me sjelljen e saj, pra në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, respektimin e parimit të fqinjësisë së mirë me Kosovën. Dhe për këtë arsye Serbia ka mbetur ende në procesin e shqyrtimit të gatishmërisë për negociata. Prandaj Serbia ende nuk ka arritur t’i hapë negociatat me Bashkimin Evropian. Një prej arsyeve është pikërisht dështimet që i ka pasur në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit”, është shprehur Tahiri.  

Gjermania insiston vazhdimisht se zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel gjatë dialogut, është kushti kryesor për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën evropiane.

Edhe zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Peter Stano, ka para disa ditëve bërë të ditur se tek kapitulli 35, vendet anëtare të BE-së duan të shohin përparime nga ana e Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu me Prishtinën, të arritura në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)