Tahiri: Jemi pajtuar që takimet e nivelit teknik të shpeshtohen
Prishtinë, 23 prill - Ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka treguar se në takimin e fundit në Bruksel palët janë pajtuar që takimet e nivelit teknik të shpeshtohen.
Tahiri ka thënë për Epokën e re se shpeshtimi i bisedimeve teknike do të bëhet me qëllim që takimi i ardhshëm ndërmjet dy kryeministrave të japë rezultate.
Ministrja Tahiri ka shprehur optimizëm se Serbia do të jetë më bashkëpunuese në këtë fazë të procesit të dialogut pasi, sipas saj, në muajin qershor Bashkimi Evropian do të bëjë një vlerësim të pozicionit të të dyja shteteve në raport me integrimet evropiane.