Tahiri: Heqja e barikadat në urën e Ibrit hap pozitiv
Prishtinë, 9 korrik - Me rastin e heqjes së njerës nga barikadat mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri njëherit kryenegociatore për zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit ka dhënë këtë deklaratë për media.
Heqja e njerës nga barikadat në urën e Lumit Ibër që ndodhi sot është një hap pozitiv në drejtim të krijimit të kushteteve për lirinë e lëvizjes dhe hap rrugë për funskionalizimin e urës për lëvizjen e plotë të lirë sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve evropiane:, ka theksuar ajo.
Sipas saj me këtë rast, dëshiroj të falënderoj Bashkimin Evropian dhe partnered tjerë ndëskombëtar për angazhimet maksimale që me rrugë diplomatike të filloj zgjidhja e problemit të barikadave të reja që ishin vendosur kohët e fundit në Urën e Ibrit.
\"Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që me një proces të koordinuar me Bashkimin Evropian të vazhdojmë angazhimet drejt qëllimit që krijohen kushtet e plota për lëvizjen e lire në Urën e Lumit Ibër. Duke e kuptuar ndjeshmërinë e këtij procesi, ne si Qeveri angazhohemi që me një proces gradualiteti si dhe duke përfshirë nevojën e revitalizimit të urës të punojmë së bashku për të hequr çfarëdo pengese nga kjo urë, nëpërmjet të dialogut të Brukselit dhe në kuadër të obligimeve zbatuese që dalin nga Marrëveshja e Brukselit për lirine e lëvizjes për të gjitha palët, theksoi znj. Edita Tahiri\", ka pohuar ajo.
Ajo po ashtu theksoi se të gjitha projektet ndërtimore në cfarëdo komune të Kosovës duhet të bëhen duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës, dhe se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për zbatimin e rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë.