Tahiri: Hapa pozitivë në marrëdhëniet Prishtinë - Beograd
Washington, 15 nëntor - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku fillimisht me ftesën e organizatës UN-Women, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të OKB-së, për fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe tani po qëndron në Uashington për t'u takuar me zyrtarë amerikanë.
Zonja Tahiri në një intervistë për Zërin e Amerikës u shpreh me optimizëm për zhvillimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, por shtoi se sfidë mbetet zbatimi i marrëveshjes mes të dy vendeve në praktikë.
Zonja Tahiri foli edhe se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, që i cilësoi si një arritje të shtetit të Kosovës, pavarësht nga disa incidente, që po detyrojnë përsëritjen e tyre në veriun e Mitrovicës më 17 nëntor.