19 Janar 2025

Tahiri fton pjesëmarrësit nga Amerika Latine, Azia dhe Afrika të lobojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 21 qershor - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka mbajtur një fjalë rasti gjatë darkës së mirëseardhjes për pjesëmarrësit e Takimit Ndërkombëtar të Lidershipit, që po mbahet nën patronatin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës,  Kadri Veseli dhe në të cilin po marrin pjesë rreth 250 përfaqësues nga shtete të ndryshme të botës.

Duke i dëshiruar mirëseardhje pjesëmarrësve në Republikën e Kosovës, Ministrja Tahiri tha se prezenca kaq e madhe në këtë takim ndërkombëtar tregon sa shumë miq ka krijuar Kosova si shtet i ri dhe se marrëdhëniet me shtetet tjera burojnë nga respekti, dashuria për paqen, përkushtimi për demokracinë, njohja dhe pranimi i tjetrit si koncept bazë i familjes së përbashkët botërore.

Ministrja Tahiri theksoi se rruga e pavarësisë së Kosovës ka qenë e gjatë dhe e rëndë por është bërë me përkushtim dhe vendosmëri së bashku me aleatë, siç janë SHBA-të, vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet demokratike në botë.

“Filozofia jonë për shtetin ka për bazë demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin për gjithë qytetarët pa dallime. Ndërsa politika e jashtme bazohet në vizionin euro-atlantik dhe ne kemi bërë përparime substanciale si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm. Kosova sot është e njohur nga 111 vende të botës dhe anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare.

\"Kosova ka hyrë në procesin zyrtar të integrimit evropian me nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian dhe BE ka marrë vendimin për rekomandimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ne jemi shteti më i ri në Evropë, jo vetëm për kah lindja si shtet por edhe nga popullata e re e cila është e ngritur në pikëpamje arsimore dhe e integruar në rrjedhat bashkëkohore botërore përfshirë teknologjinë informative. Shteti i Kosovës është një partner serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në mbarë botën. Kosova meriton njohjen nga gjithë vendet e botës, prandaj ju ftoj ju pjesëmarrësit nga Amerika Latine, Azia dhe Afrika që të loboni për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kontinentet tuaja. Kosova është një shtet me potenciale të mëdha ekonomike dhe me pasuri natyrore të cilat së bashku me kapitalin njerëzor që kemi, përbëjnë një mundësi të madhe për investime nga jashtë. Ne jemi të pasur edhe në aspektin e religjioneve, shqiptarët si shumicë kanë tri religjione por të gjithë e kemi një zot si ju të tjerët. Kosova është një shembull i tolerancës dhe harmonisë ndër fetare dhe ndëretnike” ka theksuar ministrja Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)