Tahiri filloi vizitën në Austri
Prishtinë,18 tetor - Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri filloi sot vizitën saj zyrtare në shtetin e Austrisë. Gjatë kësaj vizite, ministrja Tahiri do të pritet në Qeverinë Austriake dhe institutet shtetërore të këtij vendi.
Në agjendë janë konfirmuar takimet që ajo do të ketë me Beatrix Karl, ministër Federal i Shkencës dhe Hulumtimeve, Takim me Klaus Hartman, drejtor i Akademisë Austriake për Administratë Publike, si dhe me z. Konrad Pesendorfe, drejtor i Statistikave të Austrisë (STAT) .
Ministrja e MAP-it do të pritet po ashtu edhe në Parlamentin Austriak, nga kryetari i Komitetit Parlamentar për Politikë të Jashtme, dr. Josef Cap.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite e cila do të zgjas deri më 24 tetor 2010, znj. Edita Tahiri do të marrë pjesë edhe në Konferencën Ndërkombëtare Pjesëmarrja dhe lidershipi i grave në situatat e konflikteve dhe ndërtimi i paqes: Sfidat në të ardhmen (Womens participation and leadership in conflict situations and peace building: Challenges and the way forward ), që mbahet në kryeqytetin austriak, në Vjenë.
Zyra për Komunikim në MAP në vazhdimësi do të sjell informacion mbi aktivitetin e ministres së MAP-it në shtetin austriak.