Tahiri e Hoxha vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Prishtinë, 3 mars - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri e shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj udhëtuan sot për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i Republikës së Kosovës do të ketë takime me nivele të larta të Departamentit të Shtetit, si dhe të Kongresit Amerikan.
Zëvendëskryeministrja Tahiri së bashku me Ministrin Hoxhaj do të takohen me zëvendëssekretarin e shtetit, James B. Steinberg.
Po ashtu zëvendëskryeministrja Tahiri së bashku me Ministrin Hoxhaj do të mbajnë një ligjëratë në Qendrën për marrëdhënie transatlantike në Universitetin Johns Hopkins me temën:
Kosova pas zgjedhjeve dhe sfidat para saj, moderuar nga Daniel Server, ish zyrtar i lartë i Departamentit të shtetit, si dhe mësimdhënës në ketë universitet.