Tahiri: Do të ankohemi në BE për Vuçiqin
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se vizita e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë, nuk ka dalluar nga vizitat e paraardhësve të tij.
Ajo ka paralajmëruar se Kosova do të ankohet tek Bashkimi Evropian për deklaratat nacionaliste të kryeministrit serb.
Gjatë vlerësimit të gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve do të theksojmë se deklaratat e e pamatura të z. Vuçiq në mënyrë të drejtpërdrejt kanë dhënë mesazhe dëmtimi për synimet e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri ka thënë në një intervistë për Epokën e re, se Vuçiqi dha deklarata të pamatura në Republikën e Kosovës.
Sipas saj, deklaratat e kryeministrit serb nuk i kontribuojnë dialogut për fqinjësi të mirë të Brukselit, të cilin e ndërmjetëson dhe e garanton BE-ja.
Tahiri i ka bërë thirrje Serbisë të zgjohet nga ëndrrat dhe ti japë fund mentalitetit hegjemonis.