Tahiri: Dialogu vazhdon kur Serbia ti zbatojë marrëveshjet
Prishtinë, 13 dhjetor - Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se bisedimet teknike në Bruksel do të vazhdojnë atëherë kur Serbia ti zbatojë të gjitha marrëveshjet.
Sipas saj, vendimin për raundin e ri të dialogut Prishtinë-Beograd do ta sjellë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedime, Robert Kuper.
Në intervistën dhënë gazetës së Beogradit Danas, Tahiri ka thënë se rreth çështjes së bashkëpunimit rajonal, Serbia kërkon që Kosova të përfaqësohet në përputhje me Rezolutën 1244.
Sipas saj Kosova e refuzon një gjë të tillë sepse është shtet i pavarur.
I tërë rajoni jeton në një realitet të ri dhe Serbia duhet ta pranojë atë, ka thënë Tahiri.