Tahiri: Dialogu definoi kufirin ndërshtetëror
Prishtinë, 17 maj - Kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se dialogu me Serbinë i ka sjellë shumë të mira shtetit të Kosovës.
Si fitoren më të madhe të këtij dialogu, ajo e vlerëson Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), e cila e ka definuar kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Marrëveshja tjetër shumë e rëndësishme, sipas saj, është edhe Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve dhe Marrëveshja për Bashkëpunim Rajonal.
Këto deklarata kryenegociatorja e Kosovës i ka dhënë në një intervistë për gazetën Zëri, ku ka folur edhe për pengesat që po dalin në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së. /Zeri/