07 Qershor 2025

Tahiri: Deri më 20 qershor duhet të mbyllen bisedimet

Prishtinë, 10 qershor - Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se deri më 20 qershor duhet të mbyllen bisedimet për hartimin e një plani të detajuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka bërë me dije për “Epokën e re” se këto bisedime duhet të rrumbullakohen para mbledhjes së Bundestagut Gjerman, e cila do të mbahet më 25 të këtij muaji, gjegjësisht para 28 qershorit, kur do të mbahet Samiti i Liderëve të BE-së.

“Nga BE-ja nuk është dhënë një datë e saktë se kur duhet të arrihet një marrëveshje e detajuar për zbatim. Pra, nuk kemi një datë të caktuar, por orientimisht dihet se në pjesën e dytë të qershorit.\"

\"Para se të mbahet Samiti i Liderëve të BE-së, më 28 qershor, do të thosha se një afat më kushtëzues është mbledhja e Bundestagut Gjerman që është paralajmëruar të mbahet më 25 qershor. Kështu që, besoj se maksimumi 20 qershori duhet të jetë fundi i arritjes së një marrëveshje për planin e detajuar, sepse palët duhet ta fillojnë zbatimin”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka treguar se pala serbe gjatë rundit të fundit e ka mohuar ekzistencën e së ashtuquajturës “mbrojtja civile” në veri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)