Tahiri del në mbrojtje të komandantëve
Prishtinë, 14 gusht - Labinot Tahiri, deputet i AKR-së në seancën e Kuvendit të Kosovës ka replikuar me Frashër Krasniqin e LVV-së, i cili kishte deklaruar para tij se komandantët Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli nuk po kanë guxim të vijnë në seancë.
"Komandantët kanë treguar se kanë pasur guxim dhe kanë guxim dhe po të mos ishin komandantët Adem Mikullovci nuk do të fliste shqip në Kuvendin e Kosovës", ka thënë Tahiri, i cili ka ftuar për një gjuhë të matur parlamentare.
Ndryshe deputeti Labinot Tahiri është përfolur për mundësinë që të votojë qeverinë e kryesuar nga Ramush Haradinaj.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka propozuar që të zgjedhin nënkryetarët e Kuvendit, pasi kanë të drejtë t’i kenë nga një nënkryetar, por propozimin e tij e ka hedhur poshtë kryesuesi, pasi sipas tij një gjë të tillë nuk ia lejon rregullorja e Kuvendit.