02 Maj 2024

Tahiri: Decentralizimi dhe reforma e pushtetit lokal nё rrezik

Prishtinë, 4 shkurt - Me ftesё tё Kёshillit tё Evropёs dhe Shkollёs pёr Demokraci Lokale tё Ballkanit Perendimor, z. Besnik Tahiri, drejtor i Institutit Kosovar pёr Qeverisje Lokale dhe anёtar i kryesisё sё AAK-sё po merrё pjesё nё takimin rajonal qё po mbahet nё Beqiq tё Malit tё Zi, me temё:  Sfidat e Demokracisё Lokale nё Ballkanin Perendimor. Nё kёtё seminar po marrin pjesё pёrfaqёsues, ekspert dhe profesionist tё kёsaj teme nga 7 vende tё rajonit si Shqipёria, Bosna dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.

Gjatё kёtij takimi u diskutuan temat qё ndёrlidhen me demokratizmin dhe parimet e qeverisjёs lokale, procesi i reformёs sё vetёqeverisjes lokale nё Ballkanin Perendimor, prioritetet e pёrbashkёta rajonale, sfidat dhe solucionet pёr ndёrtimin e kapaciteteve tё pushtetit lokal dhe pёr mё shumё fuqizimin e pjesёmarrjёs sё procesin e vendimarrjes sё qytetarёve nё nivelin komunal.

Besnik Tahiri, prezentoi disa nga sukseset dhe sfidat e procesit tё reformёs sё qeverisjes lokale nё Republikёn e Kosovёs e nё vecanti ato qё kanё tё bёjnё me zbatimin e ligjit pёr vetёqeverisje lokale si dhe elementet tjera qё ndёrlidhen me zhvillimin e pushtetit lokal.

Ai theksoi se ‘Republika e Kosovёs ka kornizё ligjore shumё tё avancuar e cila e fuqizon qeverisjen lokale dhe transferon mundёsi tё shumta tek pushteti lokal. Me kёtё ligj kryetari i komunёs zgjedhet drejtpёrdrejt nga qytetarёt dhe si i till ka pёrgjegjёsi ekzekutive dhe ka mundёsi pёr tё vepruar dhe krijuar mundёsi tё cilat theksohen edhe nё parimet e Kartёs Evropiane pёr Vetёqeverisje lokale.

Tahiri, poashtu theksoi se edhe pse ligji pёr vetqeverisje lokale ka transferuar njё gamё tё madhe tё kompetencave nё nivel lokal, zbatimi dhe ofrimi i shёbimeve mё tё mira pёr qytetarёt ende ёshё nё nivel tё ulёt.

Nё kёtё aspekt, decentralizimi funksional nё Kosovё ёshtё i rrezikuar pasi qё, pushteti lokal nё Kosovё ёshtё forcuar nё lёtёr, por nё praktik ende ka probleme dhe vёshtirёsi pёr tё gjeneruar qёndrushmёri dhe zhvillim lokal. 

Gjatё kёsaj konferencё, poashtu, u diskutuan cёshtjet qё ndёrlidhen me demokratizimin e pushtetit lokal dhe decentralizimin e pushtetit lokal si dhe nevojёn e depolitizimit tё funksioneve tё shёrbyesve civil nё nivel komune.

Kёshilli i Evropёs dhe Shkolla pёr Demokraci Lokale e Ballkanit Perendimor do tё organizoj edhe disa takime tё ngjajshme qё pёr synim do tё kenё fuqizimin e profesionistve dhe ekspertve tё pushtetit lokal qё vijnё nga vendet e Ballkanit Pёrendimor. Nё kёtё koferencё po marrin pjesё edhe Kryetari i Novobёrdos, Kllokotit si dhe pёrfaqёsues tё komunёs Shtimёs dhe Suharekёs.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)