18 Janar 2025

Tahiri: Daçiç nuk respektoi marrëveshjen

Prishtinë, 21 tetor - Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri Ivica Daçiç gjatë vizitës në Manastirin e Graçanicës ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, duke mos i respektuar procedurat mbi të cilat i është lejuar vizita në Kosovë.

\"Si kryenegociatore mund t\'ju them se ai në këtë rast ka bërë shkelje të marrëveshjes së Brukselit të datës 19 prill, sepse nuk është sjellë si një udhëheqës demokratik. Për qëndrimet nga zyrtarët duhet të prisni pak, derisa të bëhen vlerësimet në Qeveri\",-është shprehur Tahiri për gazetën \"Epoka e Re\".

Ajo ka thënë se ftesa e Daçiç që serbët më 3 nëntor të votojnë për një subjekt politik, tregon mentalitetin e tij komunist dhe antipluralist.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)