Tahiri: BE ka propozuar që zgjedhjet të mbahen më 3 nëntor
Prishtinë, 24 qershor - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije të dielën se 3 nëntori është vlerësuar në Bruksel si datë e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ajo ka thënë se këtë datë e ka propozuar Bashkimi Evropian dhe se duhet mbështetur edhe nga partitë opozitare të cilat e kanë përkrahur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri ka thënë për Epoka e Re se institucionet e Kosovës duhet ta vlerësojnë këtë dakordim të BE-së që zgjedhjet lokale të mbahen më 3 nëntor dhe në fund të marrin një vendim.