Tahiri: Asociacioni, smund të marrë vendime
Prishtinë, 7 korrik - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe assesi smund të ketë kompetenca ekzekutive dhe se nuk do të mund të marrë vendime.
Sipas saj, Asociacioni i komunave serbe nuk do të ketë ligj të veçantë dhe se gjithçka do të funksionojë sipas Kushtetutës së Kosovës.
Tahiri ka thënë se pasi të arrihet marrëveshja për parimet rreth asociacionit do të nis faza e krijimit të statusit për të.
Në debatin e organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ministrja e Dialogut ka shpjeguar se qëndrimet e Kosovës me Serbinë dallojnë shumë. (Klan Kosova)