16 Janar 2025

Tahiri: Aleanca jonë strategjike me SHBA-të do të jetë e përhershme

Prishtinë, 29 mars - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur dje në takim Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit z. Hoyt Brian Yee, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet e shkëlqyera mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe avancimin e ardhmërisë euro-atlantike të Kosovës.

Pas këtij takimi, ministrja Edita Tahiri ka deklaruar se takimi me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee ishte shumë i rëndësishëm, ku u rikonfirmua partneriteti strategjik me SHBA-të në të gjitha proceset që forcojnë shtetin e Kosovës dhe integrimin euroatlantik të tij.

“Aleanca jonë strategjike me SHBA-të do të jetë e përhershme dhe Kosova po punon për një shtet të suksesshëm, që është qëllim përbashkët i Kosovës dhe SHBA-ve”, theksoi ministrja Tahiri, duke shtuar se roli udhëheqës i SHBA-ve do ta mbaj rajonin në paqe dhe stabilitet, ndërsa do të evitoj ndikimet negative të atyre që po shfaqin ambicie të rrezikshme gjeopolitike ndaj rajonit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)