19 Janar 2025

Tahiri: 12 janari, afati i fundit për inaugurimin e kuvendeve në veri

Prishtinë, 8 janar - Më 12 janar është afati i fundit kur do të duhej të inaugurohen kuvendet komunale në veri të Kosovës. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se kryetarët e zgjedhur në veri e kanë të qartë se ky proces duhet të bëhet sipas ligjeve të Kosovës.
 
“Dymbëdhjetë janari është data e fundit për inaugurimin e organeve të reja komunale për komunat të cilat tashmë i kanë shtyrë inaugurimet. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë të gjitha udhëzimet për t’i respektuar ligjet e Kosovës në procesin e konstituimit të komunave, por edhe në funksionimin e tyre.\"

\"Po ashtu, ua kemi bërë të qartë se edhe marrëveshja e Brukselit e nënvizon qartë, se procesi i zgjedhjeve dhe i funksionimit të komunave bëhet sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Andaj të gjithë kryetarët e komunave dhe të tjerët që janë zgjedhur e kanë për obligim t’i respektojnë ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri në intervistën për “Epokën e re”.

Ajo ka deklaruar se nëse nuk bëhet inaugurimi dhe konstituimi i kuvendeve komunale në veri deri më 12 janar, institucionet e Kosovës do të veprojnë konform Kushtetutës. “Nëse ata nuk i respektojnë ligjet e Kosovës nuk do të pranohen si struktura legale komunale”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka kërkuar nga kryetarët e rinj ta marrin seriozisht mesazhin e Bashkimit Evropian karshi inaugurimit të kuvendeve komunale në veri. Tahiri u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se dialogu në Bruksel ka degraduar. Ajo ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është duke dhënë rezultate. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)