Tadiç: Shtrëngimi i duarve, gjest i mirë
Dubrovnik, 7 korrik - Në Dubrovnik, janë takuar ish-Presidenti serb, Boris Tadiç me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, një takim që mediat e kanë vlerësuar si historik.
Por, Tadiç, ka thënë se shtrëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka domethënie historike, por është gjest i mirë, për shkak se dy popujt kanë probleme që duhet t\'\'\'\'i zgjidhin.
Sa për duarshtrëngimin me Kryeministrin e Kosovës Thaçi, nuk ka ndonjë rëndësi historike, por është mirë që të takohen përfaqësuesit e vendeve të ndryshme e edhe përfaqësuesit shqiptarë e serbë, ka theksuar Tadiç për agjencinë serbe Tanjug.
Edhe pse është ftuar në konferencën dyditore në Dubrovnik, Serbia nuk e ka dërguar asnjë përfaqësues zyrtar të saj.
Për shkak të pranisë së Kryeministrit të Kosovës, asnjë zyrtar i Serbisë nuk ka marrë pjesë në këtë samit, sikurse as në takimet e viteve të kaluara.
Kryeministri Hashim Thaçi merr pjesë edhe këtë vit, derisa në margjina të samitit, ai është takuar me liderët shtetërorë të Kroacisë.