27 Prill 2024

Sydow: Kosovës i duhet zhvillim më i madh ekonomik

Prishtinë, 2 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim Raportuesin e Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës mbi situatën në Kosovë,  Bjorn von Sydow.

Presidentja Jahjaga e njoftoi zotëri von Sydow me zhvillimet në vend dhe tha se Kosova synon përmbushjen e të gjitha standardeve për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale.

Ajo tha se stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti në gjithë rajonin janë vizion i qartë i Kosovës dhe vlerësoi se të gjitha vendet duhet të respektojnë dhe zbatojnë standardet evropiane.

Presidentja Jahjaga tha se mosmarrëveshjet në rajonin e Ballkanit duhet të zgjidhen përmes dialogut, respektimit të ndërsjellë dhe respektimit të integritetit territorial të secilit vend.

Ajo tha se stabilizimi i gjendjes në veriun e Kosovës do të ndihmojë qytetarët e komunitetit serb dhe vlerësoi se barrikadat ose ndarja e Kosovës nuk janë rruga e integrimeve evropiane.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova si shtet qytetar dëshiron përfshirjen e të gjitha komuniteteve në ndërtimin e shoqërisë demokratike.

Raportuesi për Kosovën i Këshillit të Evropës, zotëri Bjorn von Sydow, shfaqi interesimin e tij për zhvillimet në Kosovë në të gjitha fushat në veçanti në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve.

Ai tha se Kosova ka një popullatë të re me potencial të madh dhe asaj i duhet zhvillim më i madh ekonomik.

Ai tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm por theksoi nevojën e reformave në fusha të ndryshme.

 Von Sydow shfaqi interesim edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjet praktike të interesit të përbashkët dhe vlerësoi se të dyja palët duhet të tregojnë më shumë përkushtim për të gjetur zgjidhje të përbashkëta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)