Suspendohet zyrtari i MPJ-së që u arrestua në Kukës
Gashi është ndaluar ditën e shtunë në pikën e kalimit të kontrollit kufitar Morinë-Kukës, në hyrje të Shqipërisë, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, dhe menjëherë është arrestuar për armëmbajtje pa leje, shkruan sot Koha Ditore.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në çantën e dorës iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tip Zastava , dhe 1 krehër me 5 fishekë.
Materialet tashmë i posedon Prokuroria e Shqipërisë, në Tiranë, për veprën penale Trafikim i armëve dhe i municioneve, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore.
/Koha Ditore/