16 Janar 2025

Suspendohet Zahir Bajrami

Prishtinë, 13 shkurt - Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të Zahir Bajramit, drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa.

Kohëzgjatja e pezullimit do të vlejë deri në marrjen e vendimit nga Gjykata.

Me qëllim të përgjigjes në pyetjet e shumta të gazetarëve të interesuar, ju informojmë se Zahir Bajrami, është pjesë e shërbimit civil në administratën e Zyrës së Kryeministrit që nga data 21 qershor 2004, ndërkaq, pozitën e drejtorit për Buxhet dhe Financa të kësaj Zyre, e mban që nga data 05 prill 2005.

Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson përkushtimin e saj të plotë për të kontribuuar në çdo formë për luftimin e të gjitha dukurive negative, korrupsionit dhe krimit të organizuar , duke respektuar në tërësi të drejtat kushtetuese si dhe në veçanti parimin e prezumimit të pafajësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)