21 Dhjetor 2024

Suspendohet një zyrtar policor

Mitrovicë, 26 qershor - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njftuar se një zyrtar policor është suspenduar sot me rekomandim të IPK-së nga Policia e Kosovës.

Hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione sot lidhur me dyshimin se një zyrtar policor i Njësisë së Reagimit të Shpejtë - Drejtoria Rajonale Policore - Mitrovicë e Jugut është i dyshuar për fotografim apo incizim të paautorizuar.

Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit që po zhvillohet zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti në konsultim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)