22 Janar 2025

Surroi: Vonesa e krijimit te institucioneve, produkt i kapjes së shtetit

Washington, 5 dhjetor - Në një intervistë për Zërin e Amerikës publicisti Veton Surroi shprehë bindjen se vonesa në krijimin e institucioneve ilustron në masë të madhe dobësinë e strukturave politike si dhe është një produkt i një procesi të kapjes së shtetit.

Surroi nuk ka komentuar direkt për formulën e re qeverisëse PDK-LDK, por ka thënë se pushtetet në Kosovë, në masë të madhe, janë pjesë të një periudhe para-moderne të shtetit, ku ai që është në pushtet merr nga shteti dhe nuk jep shtet-bërje.

“Dhe elitat politike në Kosovë e kanë shfrytëzuar pjesëmarrjen e tyre në politikë për të krijuar rrethana më të mira për vete dhe për familjet e tyre, por jo për të krijuar një shtet-ndërtim të duhur të vendit”, ka thënë Surroi.

Kur ka folur për indeksin e fundit të Transparency International për korrupsionin, Surroi ka thënë se problemi për Kosovën është se ekziston edhe prania ndërkombëtare, e cila jo vetëm që nuk ka arritur të ndihmojë në këtë drejtim, por ka arritur t’i ndihmojë mu ato forca që janë përgjegjëse për të luftuar korrupsionin, për kapjen e shtetit.

I pyetur bashkëpunimin që kishte me kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, dhe kritikat që ia ka bërë tash vonë në librin “Këmbët e gjarprit”, Surroi thotë: “Fakti që kemi bashkëpunuar, nuk do të thotë që ka pasur afri.\"

\"Njeriu në një fazë historike duhet të bashkëpunojë me atë me të cilin duhet të bashkëpunojë, jo me ata me të cilët zgjedh të bashkëpunojë. Dhe kjo nuk ka qenë zgjedhja ime. Ka qenë zgjedhja e rrethanave historike.\"

\"Dhe po të kthehesha në po ato rrethana, prapë do të bashkëpunoja pa kurrfarë dyshimi, sepse ishte interesi madhor i këtij vendi. Por, Thaçi dhe struktura së cilës ai i përket, struktura e ngushtë politike e lidhur me krimin, janë një lajm i keq për Kosovën. Ka qenë një lajm i keq për Kosovën, dhe do të jenë një lajm i keq për Kosovën, përderisa do të jenë pjesë e kësaj elite”.

/Zeri i Amerikes/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)