18 Maj 2025

Surroi: Politika kosovare më e kriminalizuara në Evropë

Prishtinë, 6 qershor - Publicisti Veton Surroi ka thënë të mërkurën, në emisionin Rubikon të KTV-së, se politika kosovare është më e kriminalizuara në Evropë.

Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme (KPJ) tha se ka kohë që kishte paralajmëruar se me negociatat Kosovë-Serbi do të prodhohej diçka qe do të vazhdojë të negociohet në muajt, por edhe vitet e ardhshme.

Surroi e ka quajtur fat të keq për Kosovën që në këto bisedime ka pasur një strukturë të dobët negociuese.

Ai e ka quajtur të pashembullt ndërhyrjen e qeverisë në punën e gjyqësorit në rastin e “Grupit të Drenicës”.

Sipas tij, është gjykata dhe historia që do të vërtetojnë nëse lufta dhe individët e saj kanë qenë të pafajshëm.

Në emision shkrimtari Surroi ka shpalosur edhe detaje të romanit të tij të parë “Miliarderi” që flet për kohën e dhunës, të dashurive dhe të përcjelljes së kursit të markës dhe të frangut. Procesin e shkrimit për “Milarderin” që e kishte nisur më 2011 e ka përshkruar si azil nga përditshmëria sidomos ajo politike.

Madje kjo gjendje evolutive nga gazetaria në letërsi, ka thënë se po e bën të ndihet shumë rehat.

 Surroi ka bërë të ditur se në këtë fushë po e gjen veten dhe ka shprehur nevojën që edhe më tutje të vazhdojë me disa projekte të tjera të ngjashme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)