06 Maj 2024

Surroi: Marrëveshjet e fundit e kthejnë Kosovës pas

Prishtinë, 23 mars - Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme (KPJ) Veton Surroi ka folur për zhvillimet e fundit politike në një ligjëratë publike të organizuar nga Shkolla Politike e Prishtinës.

Publicisiti Surroi ka alarmuar për situatën politike nëpër të cilën po kalon shteti i ri, ku sipas tij, që pas shpalljes së pavarësisë ende janë prezente disa deficite.

“E para, pamundësia për ta shtrirë sovranitetin në tërë territorin e vendit; e dyta, mungesa e legjitimitetit ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës; e treta, përpjekja e shtetit të ri dhe të pavarur për ta dëshmuar veten në procesin e monitorimit nga EULEX-i apo ti jepet fuqi ekzekutive dhe e fundit, mungesa e kapacitetit qeverisës dhe funksional të pushtetit në Kosovë” ka thënë Surroi duke shtuar se qeveria ka demonstruar deficit demokratik në vazhdimësi. 

Më tej, ai ka thënë se ‘gjendja e sipërpërmendur është renduar edhe më tej pas shpalljes së pavarësisë me marrëveshjet e arritura me Serbinë duke e kthyer Kosovën një hap prapa’.

“Në këto muajt e fundit, dhe pas marrëveshjeve për fusnotën është përsëritur se Kosova ka bërë një hap përpara në rrugën drej BE-së. Duhet të jesh shumë krijues të thuash kështu. Substancialisht Kosova nuk ka bërë hap përpara në raport me BE-në. Hapa përpara ka hërë Serbia, duke fituar statusin e kandidatit dhe ka ndryshuar marrëdhëniet me BE-në. Marrëdhënia Kosovë - BE nuk është vendosur por vetëm ka pas premtime” ka thënë Surroi sipas të cilit, serbët kanë arritur që cështjen e procesit negociator, tani edhe për veriun ta mbajnë në stadin e një status quo.

“Duke hyrë në proces negociator është problematizuar cështja nga vet Kosova” ka shtuar publicisti Surroi.

Më tej ai është ndalur edhe në qeverisjen aktuale, duke kritikuar për mos punën e bërë në raport me forcimin e shtetit dhe sundimit të ligjit. “EULEX-i nuk e ka ndryshuar situatën në aspekt të zbatimit të ligjit qysh me vitin e parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Shteti nuk ka treguar kapacitet më të madh” ka deklaruar ai.

Surroi më tej është përgjigjur në interesimin e pjesëmarrësve të Shkollës Politike, që përfaqësojnë partitë politike, institucionet, shoqërinë civile dhe mediat. Shkolla Politike është programi i Institutit të Prishtinës për Studime Politike, PIPS. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)