17 Janar 2025

Surroi: Kosova s'është gati për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 12 qershor - Publicisti Veton Surroi ka thënë se Kosova nuk është gati për liberalizimin e vizave as teknikisht, as politikisht, madje vazhdojnë skandalet, të cilat ilustrojnë pamundësinë e shtetit si tërësi e drejtësisë përfshirë edhe EULEX-in për të dekonstruktuar një strukturë të ndërtuar kriminale.


Surroi në një intervistë për Zërin ka thënë se Kosova dëshmon se është ende larg sundimit të ligjit dhe rendit.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare mund të ndihmojë nëse ekziston një lëvizje e fortë brenda vendit.

Liberalizimi i vizave më shumë nevojitet si shkarkim të presionit social dhe nëse do të kishte mundësi që lëvizej përmes vizave, më shumë se gjysma e qytetarëve do bënin një gjë të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)