10 Janar 2025

Surroi kërkon nga qytetarët t'i nënshtrohen masave të qeverisë

Prishtinë, 23 mars - Publicisti, Veton Surroi përmes rrjetit social Facebook ka bërë thirrje qytetarëve që t’i nënshtrohen masave të Qeverisë duke lënë anash konfliktin politik.  
 
Surroi konsideron se Qeveria ka të drejtë ta kufizojë qarkullimin e njerëzve dhe veturave.

Gjithashtu sipas tij Presidenti i vendit ka të drejtë ta kontestojë këtë dhe çdo vendim tjetër të Qeverisë në Gjykatën kushtetuese.

Ndërkohë Surroi vlerëson që nuk ekziston ndonjë masë e përkohshme e Gjykatës kushtetuese,

Presidenti i vendit sipas tij nuk ka të drejtë të thërrasë pjesëtarët e forcave të rendit e të sigurisë që mos ta përfillin urdhërin e Qeverisë.

"Kjo është thirrje për insubordinim, shkelje e rëndë ligjore dhe kushtetuese", thekson Surroi.

Qytetarët sipas tij duhet t’i nënshtrohen masave të Qeverisë duke lënë anash konfliktin politik.

"Thirrjet për protagonizëm politik nuk kanë vend , aq më pak në këtë luftë kundër pandemisë", ka thënë në fund Surroi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)