Suma zyrtarizon kanditaturën për kryetarë të komunës së Hanit të Elezit
Prishtinë, 3 korrik - Kryetari aktual i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetarë të komunës së Hanit të Elezit për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat do të mbahen me 3 nëntor.
Në një prononcim për gazetën Koha Ditore, kryetari Rufki Suma, konfirmoi se do të rikandidohet për postin e kreut të komunës në cilësi të kandidatit të pavarur për zgjedhjet e ardhëshme të cilat do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.
Sukseset dhe të arriturat e Komunës së Hanit të Elezit në katër vitet e fundit, janë vlerësuar lartë si nga institucionet vendore por edhe ata ndërkombëtare.
Të gjitha këto vlerësime janë pohuar edhe nga banorët komunës së Hanit të Elezit të cilat në vazhdimësi janë deklaruar të knaqur me punën e Kryetarit Rufki Suma
Vendim është marrë pas kërkesës këmbëngulëse të shumë qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit që të rikandidohem edhe për një mandate tha z. Suma .