18 Janar 2025

Suma: Do të fitoj në rundin e parë

Hani i Elezit, 28 shtator - Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, pretendon se edhe mandatin e dytë më 3 nëntor do ta fitojë pa asnjë problem. Suma, i cili sërish postin e të parit të kësaj komune e synon si kandidat i pavarur, ka bërë me dije se do të fitojë qysh në rundin e parë.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se ka qenë kërkesë e qytetarëve të kësaj komune që sërish t’i futet kësaj gare. “Mendoj se fitoren do ta arrijmë në rundin e parë.

Megjithatë, u mbetet qytetarëve të vendosin më 3 nëntor”, ka thënë Suma.

Ai ka treguar se gjatë qeverisjes së tij janë realizuar edhe projekte që nuk i kanë pritur qytetarët. Sipas tij, qytetarët e kësaj komune kanë shumë arsye për ta votuar sërish më 3 nëntor.

Duke folur për kundërkandidatët, ai ka thënë se i vlerëson shumë. Madje Suma i ka ftuar ata që fushatën parazgjedhore ta bëjnë fer dhe të mos lëshohen në fyerje ndaj njëri-tjetrit.

“Në të gjitha vendet ku ka kundërkandidatë ka fyerje dhe sharje gjatë fushatës, por dëshiroj të mos fyejnë, bëjnë nënçmime dhe nënvlerësime kundërkandidatët, pasi këto nuk i përkasin traditës tonë. Për këtë arsye e kam bërë një letër publike në ‘Facebook’, ku kam kërkuar prej popullatës t’i respektojë të gjithë kandidatët dhe mos të merret me fyerje e akuza”, është shprehur Suma.

Sa iu përket të arriturave gjatë mandatit të tij, ai ka përmendur projektet në infrastrukturë dhe në fushën e arsimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)