Sulmohet me vezë Zëvendëskryeministri Hoti
Prishtinë, 22 shkurt - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është gjuajtur me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në një video të publikuar ne internet, shihet se si një person po e gjuan me vezë duke i thënë “Taksën s’bon me e hek”.
Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
"Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar", thekson LDK.
Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit.