Sulmohet Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë
Podgoricë, 16 tetor - Ambasada shqiptare në Podgoricë, është sulmuar nga persona të panjohur. Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për thyerjen e xhamave të Ambasadës.
Polica e Malit të Zi ka bërë të ditur se nga incidenti askush nuk është lënduar ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla në ndërtesën e ambasadës dhe një restorant afër tij.
Në Ministrin e Punëve të Jashtëm të Shqipërisë kanë thënë se sulmi është kryer nga një grup huliganësh.
Me tu njohur me situatën, Ministri Ditmir Bushati ka komunikuar me homologun malazez, Lukshiq .
Ndërsa, ka njoftuar se i ngarkuari me punë i Ministrisë së Punëve të Jashtëm në Mal të Zi do ti të dorëzojë notë proteste Qeverisë malazeze.