Sulmohet ambasada e Kosovës në Paris
Paris, 5 dhjetor - Sulmohet Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë kur disa huliganë e kanë dëmtuar pllakën zyrtare të ambasadës, duke shkruar simbole dhe parulla serbe.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësminitrja e punëvë të Jashtme Vlora Çitaku.
Policia franceze menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij akti që dyshohet se është kryer nga ekstremistë serbë.
Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër që në vendet e BE-së sulmohet ambasadat kosovare, pas djegies së flamurit të Kosovës në ambasadën në Romë.