Sulmi në Nicë, goditje ndaj popullit francez dhe vlerave tona të përbashkëta
Prishtinë, 15 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në Nicë të Francës, i cili la të vdekur dhjetëra qytetarë të pafajshëm dhe shumë të tjerë të plagosur, duke ngushëlluar njëkohësisht autoritetet dhe popullin francez.
Sulmi i tmerrshëm mbrëmë në Nicë, ishte goditje e rëndë ndaj popullit të Republikës së Francës dhe vlerave tona të përbashkëta.\"
\"Në këto momente të vështira, jemi pranë institucioneve franceze dhe ngushëllojmë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm të pashembullt nga egërsia, që po terrorizojnë dhe sjellin frikë tek të gjithë qytetarët, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim. Sulmi i mbrëmshëm na bën që të jemi më unik dhe më të vendosur kundër terrorizmit në nivel global, thuhet në telegramin e kryetarit Veseli.