Sulmet në Paris, përpjekje për terrorizimin e botës së civilizuar
Në këto momente të vështira, ne ndajmë dhimbjen me popullin dhe institucionet e Francës, por edhe me mbarë botën demokratike, e cila duhet të mobilizohet fuqishëm për ta mundur të keqen që po i kanoset njerëzimit, ka theksuar kryeministri Mustafa, duke u shprehur në emrin e tij dhe të institucioneve e qytetarëve të Kosovës ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejt.
Sipas kryeministrit Mustafa, Franca dhe aleatët tjerë euroatlantik do të gjejnë formën për tiu përgjigjur këtij kërcënimi, sepse gabojnë të gjithë ata që mendojnë se mund ti hedhin poshtë vlerat e lirisë nëpërmjet terrorizimit të njerëzve.