Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale
Përmes një statusi në Facebook, Abbott ka thënë se mesazhi i Quint-it është i qartë, që duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për de-përshkallëzim për të ulur tensionet.
“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint-i duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar ai.