18 Janar 2025

Suharekë, 8 nga 35 anëtarët e Kuvendit pasivë në seanca

Suharekë 7 gusht - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Fletënotimin i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 35 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Suharekës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2013.

“Qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Suharekës në periudhën Janar-Qershor 2013, notim  ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit- tha Naim Cahanaj përfaqësues i KDI-së.

Duke vazhduar me publikimin e rezultateve ku sipas tij “Anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Suharekës janë: Murtez Zekolli (PDK) me 10.6 %, Shefket Kolgeci (LDK) me 9.7 %, dhe Nexhat Ramadani (LDK) me 8.5 % të vlerësimit të përgjithshëm. Anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultatet në të gjitha kategoritë janë: Reshat Kabashi (AAK) me 0.0 %, Zymer Llugaxhiu  (AAK) me  0.0 %, Leonora Reshitaj (AAK) me 0.0 %, Rexhep Kuqi (LDK) me 0.0 %, Elmaze Bytyqi (LDK) me 0.0 % , Fatmir Guraziu  (Pavarur) me 0.0 % derisa Lulzim Berisha (AAK), dhe Jemin Zeqiraj (PDK) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe kanë munguar në njërën nga seancat e mbajtura në këtë periudhe duke treguar rezultat tejet të dobët me - 0.1 % të notimit të përgjithshëm”.

Gjatë seancave të mbajtura në periudhën janar-qershor nga ana e anëtarëve janë ngritur gjithsej 67 çështje, prej të cilave 31 % nga fusha me interes për qytetarët e Suharekës, ndërkaq 69 %  e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës.

Anëtarët e LDK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 40.3 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me  26.9 % të çështjeve të ngritura derisa Murtez Zekolli (PDK) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 11.9 % i përcjellë nga Nexhat Ramadani (LDK) me 10.4 % të çështjeve të ngritura- tha Cahanaj.

Arben Hoxha- përfaqësues tjetër i KDI-së u ka thënë se “në këtë periudhë janë propozuar gjithsej 12 amandamente,  nga këto, LDK ka propozuar gjithsej 58.3 %, PDK me 33.3 % dhe AAK 8.3 të amendamenteve. Anëtarët më aktiv në propozimin e amendamenteve në seancat e mbajtura në Kuvendin e Komunës së Suharekës kanë qenë Lira Mala (LDK) me 41.7 % dhe Murtez Zekolli (PDK me 25 %  të propozimeve të përgjithshme për amandamentim. 

Në kuvendin e komunës së Suharekë në seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe ky institucion ka shqyrtuar Rregulloren mbi rregullimin e punës së institucioneve shkollore, kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore si dhe ka miratuar Rregulloren për ndarjen e Subvencioneve derisa vetëm tre nga anëtarët kanë propozuar rregullore komunale për miratim në Kuvendin e Komunës.

Gjatë kësaj periudhe Shefket Kolgeci (LDK) ka propozuar Rregulloren për Qendrën zejtare nr.2, Sami Jupa (LDK) ka propozuar ndryshimin e Rregullores për ndarjen e bursave si dhe Gëzim Gega (VV) ka propozuar që të harmonizohet Rregullorja për personat me aftësi të kufizuara.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës kanë bërë gjithsej 50 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune nga të cilat gjithsej 36 % kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës ku anëtarët  e LDK-së prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 42.0 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e PDK-së me 34.0 % të pyetjeve të përgjithshme, derisa anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve janë Shefket Kolgeci (LDK) me 14.0 %, Gëzim Gega (VV) dhe Shaban Gollopeni me 12.0 % përkatësisht 10.0 % të pyetjeve të përgjithshme – tha Arben Hoxha.

Fletënotimi për periudhën Janar-Qershor 2013 është përgatitur në kuadër të projektit “Pjesëmarrja qytetare dhe principet për një qeverisje të mirë” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)