Suedia përkrahë rrugën evropiane të Kosovës
Prishtinë, 19 janar - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri priti në takim ambasadorin e Suedisë, Lars Wahlund, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si dhe për dialogun teknik.
Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se shteti i Kosovës po angazhohet me një frymë evropiane për prioritet e saj që kanë të bëjnë më sundim të ligjit, zhvillimin ekonomik, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike. Ajo ka përmend në veçanti angazhimet për integrimin e komunitetit serb në pjesën veriore të vendit në harmoni me Kushtetutën e vendit dhe Planin e Ahtisarit si dhe investimet socio-ekonomike që dot ë jenë në të mirë të qytetarëve dhe krijimit të mirëbesimit si vlerë e rëndësishme e shtetit të Kosovës.
Po ashtu znj. Tahiri bëri një vlerësim për rrjedhat e dialogut ku në veçanti theksoi se zbatimi i plotë i marrëveshjeve për lëvizjen e lirë dhe tregtinë e lirë mund të arrihet vetën me heqjen e barrikadave dhe strukturave paralele. Më tej ajo vuri theksin te çështjet e bashkëpunimit rajonal duke thënë se Serbia nuk ka të drejtë as legale as politike të insistoj në Rezolutën 1244 sepse Kosova është njohur si shtet nga shumica e vendeve të rajonit dhe të BE-së dhe se kjo Rezolutë i referohet Jugosllavisë e cila nuk ekziston më dhe se Serbia nuk është trashëguesja e këtij shteti. Ajo ftoi Suedinë dhe gjithë vendet e BE-së të kontribuojnë në heqjen e pengesave që Serbia i shkakton në bashkëpunimet rajonale.
Nga ana tjetër, ambasadori Wahlund, ka thënë se Suedia e përkrah rrugën evropiane të Kosovës dhe se Qeveria e ti angazhohet për paqe të përhershme në Ballkan. Ai ritheksoi se dialogu teknik duhet të vazhdoj dhe se zbatimi i marrëveshjeve dhe arritja e marrëveshjeve të reja janë në funksion të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal si dhe forcojnë perspektivën evropiane të të dyja vendeve