16 Janar 2025

Suedia, partner i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 7 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti ambasadorin e parë rezident të Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.

Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së Suedisë për Kosovën.

Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë faktin se tashmë Suedia përfaqësohet me ambasador rezident në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë.

Kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadorin Nilsson për progresin në Kosovë si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, avancimin e proceseve eurointegruese dhe fuqizimin e shtetit.

“Suedia me përkrahjen e saj të shumanshme për qytetarët e Kosovës është shndërruar në një prej shteteve partnere shumë të rëndësishme në rrugën evropiane të Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, theksoi përkushtimin e mëtejmë të Suedisë dhe vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori Nilsson, po ashtu, vlerësoi të arritura e deritashme dhe perspektivën zhvillimore të Kosovës.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)