22 Janar 2025

Suedia ndanë 70 milion euro në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Kosovën

Prishtinë, 16 tetor - Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Suedisë që synon ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve sa i përket programeve të ofruara nga Suedia si pjesë e asistencës së saj për Kosovën.

Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, i cili ka nënshkruar sot këtë marrëveshje që kap vlerën prej rreth 70 milion eurove, ka bërë të ditur se bazuar në këtë do të nënshkruhen marrëveshje të tjera me institucionet e linjës, për zbatimin e projekteve në sektorët e ndryshëm.

Kurse pala suedeze është përfaqësuar në këtë marrëveshje nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA) ndërkaq është nënshkruar prej  shefit të Misionit në Ambasadën e Suedisë në Kosovë, z. Henrik Nilsson.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit ministri Çollaku ka nënvizuar se “Fokusi i marrëveshjes do të jetë në integrimin ekonomik me BE-në dhe zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut, fuqizimin e demokracisë, respektimin më të madh të të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit dhe në një mjedis më të mirë dhe qëndrueshmëri më të lartë ndaj ndikimit në mjedis dhe ndryshimeve klimatike”.

Kjo marrëveshja kornizë identifikon sektorët kyç në të cilët do të fokusohet asistenca zhvillimore e Suedisë në Kosovë për periudhën kohore 2014-2020.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)