Suedia mbetet e përkushtuar fuqimisht në përkrahjen e Kosovës
Zëvendëskryeministrja Tahiri e njoftoi Ambasadorin Staffansson për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për realizimin e prioriteteve strategjike si në reformat euro-atlantike, në fushën drejtësisë, ekonomisë dhe të sigurisë.
Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri deklaroi se Kosova dhe qytetarët e saj sot si asnjëherë më parë e meritojnë mbështetjen e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në procesin e integrimit në familjen evropiane si një shtet me vizion të qartë euroatlantik dhe konstatoi me ketë rast se nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Associm me BE-në dhe liberalizimi i vizave në ketë vit do të jenë dëshmia më e mirë e mbështetjes evropiane për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Tahiri poashtu foli edhe për politikat e fqinjësisë së mirë të dhe përparimet që po bëhen në ketë drejtim si dhe për sfidat e dialogut të normalizimit të marrëdhënieve por e potencoi faktin se shteti i Kosovës po tregohet serioz në afirmimin e politikave evropiane në rajon dhe me fqinjët në përpjekjet për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajonin e Evropës Juglindore.
Ambasadori Staffansson theksoi se Suedia mbetet e përkushtuar fuqimisht në përkrahjen e Kosovës drejt rrugës së saj për në familjen evropiane dhe struktura transatlantike dhe konstatoi se vitet e fundit janë shënuar përparime të mëdha dhe se natyrisht mbështetja nuk do të mungoj edhe gjatë këtij viti në kuadër të procesit euro-integrues.
Ai poashtu foli edhe për marrëveshjen e Brukselit ku theksoi se të gjitha këto të arritura janë kontribut për paqen, stabilitetin dhe plotësimin e kushteve për integrimet evropiane si për Kosovën po ashtu edhe për Serbinë por theksoi vendosmërinë e diplomacisë evropiane se të gjitha ato të arritura në Bruksel duhet zbatuar sipas planeve pasiqë konsiderohen si kontribut i fuqishëm për integrimin e gjithë rajonit të Ballkanit në strukturat euroatlantike.
Në fund të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit i vlerësuan lartë marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe Suedisë si shumë të mira duke shprehur gatishmëri që ato të avancohet edhe me tutje në të ardhmen.