22 Janar 2025

Suedia mbështet fuqishëm procesit euro integrues të Kosovës

Prishtinë, 4 dhjetor - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka pritur në takim Ola Svenningsson, Shef i Divizionit për Zgjerimin e BE-së dhe Evropën Juglindore të  ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë dhe znj. Helena Alvin, Udhëheqëse e deskut të këtij divizioni të cilët shoqëroheshin nga Ambasadori i Suedisë për Kosovë, Mats Staffansson dhe Henrik Nilsson, Ministër këshilltar në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri në këtë takim vlerësoi lartë marrëdhëniet dypalëshe në mes Kosovës dhe Suedisë dhe përkrahjen e vazhdueshme që janë duke e bërë për zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Ajo foli reformat euro-atlantike që janë duke u ndërmarrë duke i konsideruar si vlera të përbashkëta perëndimore siç janë ato në fushën e zhvillimit të demokracisë, sundimit të rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik dhe atë sigurisë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi mbështetjen e Suedisë për përshpejtimin e integrimeve evropiane për Kosovën duke vlerësuar lartë përfundimin e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asocim me Bashkimin Evropian, por theksoi se qytetarët e Kosovës mbeten ende të privuar nga e drejta për të lëvizur lirë në Evropë, andaj kërkoi mbështetje për liberalizimin e vizave.

“Republika e Kosovës si shtet i pavarur tashmë është duke luajtur rol të rëndësishëm si faktor paqeje dhe promovimi të fqinjësisë duke theksuar faktin se Qeveria e Kosovës ka kryer të obligimet nga dialogu i Brukselit ndërsa theksoi se Serbisë i mungon vullneti politike për fqinëesi të mirë duke marrë parasysh tendencat për zvarritjen e zbatimit të marrëveshjeve nga Dilaogu i Brukselit, të garantuara nga BE-ja”, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri.

Nga ana e tij, Ola Svenningsson, Shef i Divizionit për Zgjerimin e BE-së dhe Evropën Juglindore të  ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë,  ka rikonfirmuar mbështetjen e Suedisë për Kosovën në të gjitha planet si dhe dakordimin për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë, me theks në bashkëpunimin ekonomik, vazhdimin e përkrahjes së shtetit suedez përmes Strategjisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim me Kosovën 2014-2020, si dhe për mbështetjen për integrimet euro-atlantike për Kosovën.

“Suedia i jep mbështetje të fuqishme procesit euro integrues të Kosovës drejt Bashkimit Evropian si dhe në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit si një mundësi e mirë për të promovuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin perëndimor”, theksoi Svenningsson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)