Suedia mbështet aspiratën e Kosovës për integrim në BE
Prishtinë, 26 prill - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë për Maqedoninë, Kosovën e Shqipërinë, Lars Wahlund.
Në këtë takim u bisedua për zhvillimet politike në Kosovës dhe për punët që janë duke u bërë nga Qeveria kosovare në rrugën drejtë integrimeve evropiane, ku Ambasadori Wahlund theksoi përkushtimin e Suedisë rreth zhvillimeve të përgjithshme në Kosovë dhe aspiratave të saja për integrime në BE.
Po ashtu, u bisedua për zgjedhjet e Serbisë, ku edhe njëherë Zëvendëskryeministri Kuçi ritheksoi qëndrimin e institucioneve kosovare, për mos lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës.
U bisedua edhe për thellimin bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Suedisë, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, të cilat pritën të nënshkruhen nga fundi i këtij vitit.