22 Janar 2025

Suedia e interesuar për të ndihmuar Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 28 tetor - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot u takua me Ambasadorin e Suedisë për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë, z.Mats Staffansson.

Në këtë takim Kryetari Ahmeti e njoftoi z. Staffansson lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe projektet e Komunës së Prishtinës.

Ambasadori u interesua veçanërisht për zhvillimin e reformave në Komunën e Prishtinës, për programin qeverisës i cili është zbatuar gjatë këtyre nëntë muajve, si dhe për sfidat e Komunës së Prishtinës.

Kryetari Ahmeti e njoftoi Ambasadorin Staffansson për reformat e përgjithshme në Komunën e Prishtinës duke filluar nga luftimi i korrupsionit, zhvillimi i transportit publik, agjenda e gjelbër, reformat të cilat kanë filluar të zhvillohen në arsim.

Në këtë takim u diskutua edhe për iniciativat rajonale si dhe bashkëpunimin e kryeqytetit, Prishtinës, me kryeqytetet e tjera në rajon dhe mundësinë e bashkëpunimit për përfitimin e fondeve nga projektet e Bashkimit Evropian, si iniciativa të përbashkëta të kryeqyteteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)