17 Janar 2025

Subjektet politike limitojnë përfshirjen e grave në zgjedhe

Prishtinë, 30 korrik - Demokracia në Veprim (DnV) ka mbajtur debat publik me grupin e grave deputete të Kosovës për të diskutuar përfshirjen e plotë të gruas në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Në këtë debat janë biseduar problematikat dhe një numër çështjesh që i kanë përcjellë zgjedhjet e kaluara në aspektin gjinor, siç janë votimi familjar, numri tejet vogël i grave komisionere në vendvotime, numri i vogël i vëzhguesve zgjedhore, si dhe pjesëmarrja e ulët e  grave në votim.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe partive politike, anëtaret e Grupit të Grave Deputete, kryetaret e forumeve të grave të subjekteve politike, përfaqësues të  shoqërisë civile si dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Shqipe Gjocaj, menaxhere e projektit të DnV-së ka cekur se partitë politike dhe KQZ nuk duket se i kanë kushtuar deri më tani rëndësinë e duhur bilancit gjinor gjatë organizimit dhe implementimit të proceseve zgjedhore.

“Votimi familjar është i kundërligjshëm dhe si i tillë duhet penguar në vendvotim. Përveç që votat po dirigjohen e manipulohen nga persona të caktuar dhe po pengohet dhe shkelet e drejta themelore e siguruar me ligj e një qytetareje. Duke qenë se mentaliteti patriarkal ende insiston të ngul rrënjë sidomos në zona rurale, gratë do të vazhdojnë të ndjehen të privuara të jenë pjesë e një procesi zgjedhor që udhëhiqet nga meshkujt” tha Gjocaj.

Tutje, Gjocaj prezantoj statistika për emërtimin i anëtarëve të Kuvendeve Komnale Zgjedhore (KKZ-ve), ku nga 288 anëtarë, 253 janë meshkuj ndërkaq vetëm 27 janë femra. Me fjalë të tjera, 90% meshkuj ndërkaq 10% femra.

Valdete Daka, kryetarja e KQZ, tha se pavarësisht që struktura ligjore është perfekte, këto shifra tregojnë që ligjet nuk po respektohen.

Sipas kryetarës së KQZ-së, numri më i madh i grave komisionere do të ishte i nevojshëm dhe preventivë e mirë e problemeve pasi që deri më tani ato nuk kanë qenë të akuzuara apo të përfshira në ndonjë parregullsi apo akt korruptiv gjatë proceseve zgjedhore. Si rrjedhojë, Daka u bëri thirrje subjekteve politike të nominojnë gratë komisionere.

Safete Hadergjonaj nga PDK diskutoi për rëndësinë e fuqizimit të gruas brenda subjektit të saj politik, dhe tha se gratë nuk mund të kenë pjesëmarrje kualitative në institucione të tjera.

Sa i përket komisioneve në vend votim, komisioneret të gjinisë femërore janë aty sepse janë të afta e jo sepse janë femra.

Lirije Kajtazi nga LDK, tha mungesa e pjesëmarrjes së grave në proceset zgjedhore është e ngjashme me pjesëmarrjen e gruas brenda partisë.

Ajo tha se Ligji për Barazi Gjinore i obligon edhe partitë politike për kuotën 30%, e jo vetëm institucionet.

Aida Dërguti nga LVV diskutoi për vështirësitë të cilat i karakterizojnë gratë dhe sa e limitues është mentaliteti patriarkal për gratë që thjeshtë të jenë prezente e sidomos të kenë vullnetin të informohen e të jenë pjesë e procesit zgjedhor.

Ajo theksoj që brenda partisë së saj, nuk përmbushet 30% i kuotës, pasi që përqindja e grave brenda LVV është 20.31%.

Sa i përket gjendjes nëpër vendvotime, Dërguti shprehi shqetësimin që komisionerët shpesh kërcënohen, dhe kjo nuk krijon klimë të përshtatshme apo të sigurt për pjesëmarrje të grave.

Pjesëmarrësit tjerë në këtë debat preferuan që parregullsitë dhe diskriminini që u bëhet grave gjatë proceseve zgjedhore të mos arsyetohen duke u nisur nga mentaliteti ynë patriarkal por të mendojmë të krijojmë mekanizma dhe mundësi më efektive për përfshirjen e tyre të plotë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)