18 Maj 2024

Studentët në mbështetje të shqiptarëve të Preshevës

Prishtinë, 16 janar - Studentët e Universitetit të Prishtinës të mërkurën do të organizojnë një marsh simbolik për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ata pritet të kërkojnë më shumë të drejta për shqiptarëve në atë pjesë.

Marashi organizohet nga një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë bërë thirrje të gjithë studentëve të tjerë që t’i bashkohen këtij marshi protestues.

Po ashtu, siç njofton KP, ata do të shprehin gatishmërinë se në rrethana të tjera, studentët do të përkrahin shqiptarët e Preshevës edhe në forma të tjera të cilat do t’i bëjnë të ditura gjatë marshit.

Edhe Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës me rastin e paralajmërimit të mbajtjes së marshit studentor për Kosovën Lindore, njofton studentët dhe opinionin e gjerë se e mbështet fuqishëm këtë marsh protestues në mbështetje të bashkëkombësve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Marshi do të fillojë në orën 12.00 para Bibliotekës Kombëtare dhe do të përshkojë sheshin “Nëna Terezë” për të përfunduar para Teatrit Kombëtar me leximin e disa fjalimeve nga studentët, organizatorë të marshit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)