Strukturat paralele, rreziku më i madh për serbët
Prishtinë, 25 qershor - Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se strukturat paralele, të cilat funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, janë rreziku më i madh për mbijetesën e ardhshme të serbëve.
Duke komentuar mosmarrëveshjet dhe konfiskimin gjithnjë e më të shpeshtë të targave dhe dokumenteve serbe, sipas medieve serbe, ajo ka thënë se këtë e bëjnë kryesisht pjesëtarët shqiptarë të Policisë së Kosovës.